Elbasani

Elbasani Plus.  Lajmet më të fundit. Në këtë kategori do të përcjellim lajmet, intervistat dhe dokumentarët e realizuar prej stafit tonë.

Motoja jonë është besimi: ne jemi te pavarur, te paanshëm dhe të ndershëm, pasi në qendër te gjithçkaje që ne bëjmë qëndron publiku dhe vetëm interesat e tij.

Infromacione nga Bashkia Elbasan, Prefektura, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Këshilli i Qarkut Elbasan , Gjykata Elbasan, Ekipi i Futbollit Elbasan, Ekipet zinxhirë të futbollit, Ekipi i Volejbollit, Ekipi i Basketbollit.

Për çdo sugjerim apo informacion të vlefshëm që ju mendoni se është i përshtatshëm për opinionin publik ju lutemi të na e dërgoni në adresën: [email protected].

Gjithashtu bizneset që duan të reklamojnë aktivitetin e tyre në faqen tonë janë të lutur të kontaktojnë në adresën: [email protected]

Miratohet projekti i restaurimit të kishës së Shën Kollit në Shelcan, Elbasan

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin e restaurimit të “Kishës së Shën Kollit”, Shelcan, Elbasan. “Projekti i hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë të kishës”, sqaron Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore mirëpret çdo bashkëpunim dhe …

Lexo më shumë »

Ulja e temperaturave, probleme me ngrohjen në shkollat e Elbasanit. Bashkia Elbasan sqaron…

Nisur nga temperaturat e ulëta të ditëve të fundit, vëmendja kryesore e Bashkisë së Elbasanit është drejtuar në institucionet arsimore për të mbajtur në monitorim ngohjen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave.Fatmirësisht prej shumë vitesh tashmë, në Bashkinë e Elbasanit të gjitha kopshtet dhe çerdhet janë të pajisura me sisteme ngrohje, …

Lexo më shumë »

Në klasë me batanije! Elbasan, në gjimanzin “Kostandin Kristoforidhi” s’ka ngrohje

Në gjimnazin “Kostandin Kristoforidhi” të Elbasanit nxënësit mësojnë me kapuç, doreza e madje edhe me batanije. Për t’u bërë ballë temperaturave të ulëta, nxënësit kanë gjetur zgjidhje alternative, në mungesë të sistemit të ngrohjes. Edhe pse është lejuar përdorimi i ngrohëseve elektrike, shpesh sistemi rëndohet dhe nuk e përballon. Bashkia …

Lexo më shumë »

Spital i ri modern me përvojën e mjekëve më në zë të Europës, Llatja: Investim i rëndësishëm për Elbasanin

Elbasanit i shtohet një spital i ri privat modern e bashkëkohor, i cili do t’i shërbejë banorëve. Spitali privat ka nisur të ofrojë një shërbim shëndetësor sipas standardeve europiane me teknologjinë e fundit si në pajisje për ndërhyrje kirurgjikale, ashtu edhe në pajisje spitalore. Mjeku i njohur në Elbasan, Adrian …

Lexo më shumë »

Elbasani i kthehet stërvitjes pa “firo”, ja futbollistët e pranishëm në seancën e parë të vitit 2020

Elbasani ka startuar dje përgatitjet për 2020-ën. Nën drejtimin e teknikut Shkëlqim Lleshanaku verdheblutë nisën stërvitjen në kompleksin “Shefqet Lamçja”, me shpresën që në pjesën e mbetur të sezonit të bëjnë më mirë.  Nuk ka pasur zhvillime në këtë seancë të parë, teksa në apel kanë qenë lojtarët që e …

Lexo më shumë »