“Hamë vetëm oriz dhe makarona, na ka marrë malli për…”, banorët e Elbasanit nuk përballojnë çmimet e larta: Edhe bukën e blejmë me listë

Rritja e çmimeve ka vënë në vështirësi familjet shqiptare. Më të prekurit e krizës globale janë familjet me të ardhura të ulëta ekonomike. Banorët e lagjes “ Beqir Dardha “ në Elbasan thonë se jo vetëm që nuk kanë bërë blerje të shtuar pas nisjes së konfliktit Rusi- Ukrainë por kanë kryer me pak blerje.

Shkak për këtë sipas tyre janë të ardhurat e ulëta rritja e çmimeve në dyqane. Ata thonë se edhe bukën e blejnë me listë.

Ata e kanë të vështirë të blejnë ushqime ndërsa për rezerva është akoma më e vështirë. Ata kanë marrë ushqimet bazike, si makaronat, vaji.

Një fakt të tillë e konfirmojnë edhe shitësit e ushqimoreve.

“Shumë e vështirë, nuk mjaftojnë ndihmat, është bërë e papërballueshme. Kam marrë me listë në disa dyqane, me listë marrim makarona, sheqer, vaj dhe oriz.

Unë nuk jam në punë, nuk kam të ardhura. Shteti dhe bashkia nuk na kanë ndihmuar, hamë më pak, vetëm oriz dhe makarona hamë, na merr malli për bugaçe. Është e pamundur”.

“Marrim edhe me listë, psh. edhe orizin, bukën, të gjitha. Nuk na jep gjë shteti, me të keq e përballojmë”.

“Si pensionista, kam 40 e ca vjet punë e marrë 167 mijë lekë, nuk më dalin, marr edhe ilaçe, keshtu që nuk del. Ka gjëra që nuk i marrim. Veresi marrim, shiheni listën aty te dyqani. Është vështirë, sidomos nga lufta”./faxweb