I dënuar për trafik narkotikësh në Itali/ Kapet 42 vjeçari në Elbasan

Një 42 vjeçar u arrestua nga Policia e Elbasanit dhe pritet t’i dorëzohet drejtësisë italiane.

Bëhet fjalë për shtetasin K. Hajderlli, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Romë, Itali, më datë 13.10.2017, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vjet burgim.

Njoftimi nga Policia Elbasan

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Falë bashkëpunimit me Interpol Tirana kapet dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të narkotikëve.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana, u bë kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit:

K. Hajderlli, 42 vjeç, banues në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Romë, Itali, më datë 13.10.2017, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vjet burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.