Drejtori i Urgjencës Skënder Brataj është infektuar me Covid-19. Mësohet se tamponi i tij ka dalë pozitiv. Sakaq, bëhet me dije se Brataj është karantinuar, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Kujtojmë që ai është pjesë e task forcës pranë Ministrisë së Shëndetësisë për Koronavirusin.
Lexo më shumë »Shkon në 123 numri i të prekurve me koronavirusi në Shqipëri, 19 raste të reja. Zgjerohet harta
Janë 19 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, duke e çuar numrin e të prekurve në 123. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se sot në mëngjes ka ndërruar jetë një 49-vjeçar nga Shkodra. Rastet me koronavirus janë në qytetet: • Tiranë 72 qytetarë• Durrës 8 qytetarë• Lushnje 4 qytetarë• Elbasan …
Lexo më shumë »Gjesti human i 43 vjeçarit që vdiq nga COVID-19, pajisi pediatrinë me kondicionerë dhe dyshekë: Mos ma përmend emrin, e bëj për fëmijët
Nebi Ismaili, 43 vjeçari që humbi jetën nga koronavirusi ditën e djeshme, ka bërë një gjest human pak kohë para se të ndahej nga jeta, duke pajisur me kondicionerë dhe dyshekë pediatrinë e spitalit të Kavajës. Siç tregon drejtori i spitalit Kavajë, Përparim Daiu, 43 vjeçari nuk donte që t’i …
Lexo më shumë »Shkon në katër numri i personave që humbin jetën nga Covid-19 në Shqipëri.
Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 43-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive, duke shënuar viktimën e katërt të prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore gjatë mbrëmjes, 43-vjeçari nga Kavaja është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për …
Lexo më shumë »Procedoen penalisht 2 administratorë në Elbasan, shisnin ilaçe dhe ushqime pa faturë tatimore.
Policia e Shtetit vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të abuzimit me çmimet e medikamenteve, produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve nisur nga situata e krijuar nga koronavirusi. Në Elbasan, u proceduan penalisht 2 administratorë, pasi nga kontrollet rezultoi se ushtronin aktivitetin e shitjes …
Lexo më shumë »Shtohen rastet e të prekurve në Shqipëri. Zgjerohet harta.
Numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë ka shënuar një rritje graduale që nga 9 marsi, kur u konfirmua rasti i parë me këtë virus. Sot kur jemi në javën e dytë të masave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi në vend shënohen edhe 13 raste të …
Lexo më shumë »