Burri e la për një vajzë 20 vite më të re, Alma Bektashi publikon për herë të parë foto me…

Alma Bektashi është nga zërat emblematik të skenës sonë muzikore, qe ndër vite ka pasur shumë paraqitje skenike. Vitet e fundit ajo ka qenë më tepër aktive në spektakle për zbulimin e talentëve, ku ishte pjesë e jurisë. Këngëtarja, duket se nuk e ka ndërmend të kthehet më me ndonjë këngë a projekt muzikor, siç bënte një herë e një kohë.

Në qershor të këtij viti u dha lajmi se Alma Bektashi tashmë i kishte dhënë fund martesës 25 vjeçare me bashkëshortin e saj, Sokolin. Pavarësisht kësaj, këngëtarja nuk preferoi që të fliste në intervista për raportin e saj me të.  E, tani si beqare ajo ka nisur pushimet vetëm me dy fëmijët e saj, djalin Orestin, dhe vajzën, Anisën.

Ka qenë vet këngëtarja e cila ka publikuar disa imazhi në llogarinë e saj në Instagram, ndërsa po e shijon në maksimum këtë udhëtim me fëmijët e saj.

/Reporteri.net/