Ish-presidenti i vendit Bujar Nishani ndodhet i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, mëson newsbomb.al. Nishani ka shkuar në “Sanatorium” me urgjencë mbrëmjen e djeshme dhe vijon të jetë i shtruar dhe aktualisht.
Burime të sigurta bëjnë me dije parametrat jetësorë të ish-presidentit janë në gjendje jo të mirë. Nuk dihet specifikisht se çfarë problemesh ka shfaqur ai para se të dërgohej në spital, por parametrat e oksigjenit dhe tensionit nuk janë të mirë.
Megjithatë, Bujar Nishani është nën mbikqyrjen e mjekëve, në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Newsbomb.al i uron shërim të shpejtë ish-presidentit.
Nje koment
Pingback: 3cartoon