Moderatorja, Bora Zemani pritët të përballët me aktorin, Donald Veshaj dhe këngëtaren, Beatrix Ramosaj. Sipas abcnews.al në spektaklin që do të mbahet sonte do të hyjë për të diskutuar mbi temën e shumë përfolur të ditëve të fundit, trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix.
Zemani pritet t’i kthejë dhe varësen që Donaldi i dhuroi pak javë më parë me rastin e 3 vjetorit të njohjes së tyre.
Kujtojmë që Donaldi është kritikuar shumë për faktin se e ka lënë pezull raportin me Borën, ndërsa Beatrix që ka ndërhyrë mes tyre.
Ndryshe, mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri është mbajtur një dasmë e improvizuar ku dhëndri dhe nusja kanë qenë Donaldi dhe Beatrixi.
Gjatë kësaj kohë ka ndodhur edhe puthja e shumëpritur në mes tyre./SHQIP.com