Në emisionin “Më Thuaj Një Dëshirë”, me Fjoralba Ponarin është bashkuar edhe moderatorja Bora Zemani për të realizuar dëshirën e një fansit të saj të spektrit autik, i cili e do shumë dhe dëshiron që një ditë të bëhet gazetar.
Gjatë rrugës për në Fushë Krujë, Bora dhe Fjoralba kanë bërë një bisedë të gjatë, ku mes të gjithave Fjoralba e ka pyetur për momentin më të vështirë në emisionin që drejton prej 2 vitesh: Për’puthen.
“Ka qenë një moment kur unë i kam thënë Ledjanës: mund të çohesh nga studio nëse mendon se produksioni të ka bërë pabesi, se tha më kapën në pabesi, diçka e tillë, nuk e mbaj mend mirë. Unë i thashë mund të largohesh nga studio, mund të ikësh nëse mendon se ka funksionuar në këtë lloj forme.Këtë e kam thënë në fakt me zë të lartë, por sepse në studio kishte shumë zhurmë dhe është dikur sikur kam pasur nerva të mëdha.E më është kthyer gjithë publiku: si i flet ashtu asaj? kush je ti të flasësh kështu?, po komente nga më të tmerrshmet, që përfshinin edhe familjen duke tè të sharë, Arborin duke të të sharë…”,- tregoi ajo.
Bora rrëfeu se i ka ndodhur të marrë dhe kërcënime jete, por nuk i ka marr parasysh përderisa janë llogari fallco në Instagram.