Bora vazhdimisht e mohon me statuse në rrjete sociale apo në intervista se nuk ka asgjë mes saj dhe Atdheut, por ndryshe vepron ky i fundit. Ish- konkurrenti i “Për’Puthen” ka publikuar një video në Instastory ku ka shkruar: “Ku je oj nuse?”. Kaq është dashur dhe ndjekësit menjëherë kanë nisur të shkruajnë për Borën.
“Nusja perfekte për ty është vetëm (ka fshirë emrin) shkoni shumë si çift”, i shkruan një ndjekës Atdheut dhe ai e pranon haptazi që është Bora vajza që dashuron.
“Eh jetë e padrejtë”, ia kthen Atdheu dhe ndonëse ndjekësi ka fshirë emrin, me story-n e radhës përshkrimi i vajzës duket i njohur.
“Presim një dasëm të bukur me një nuse shqiptare me flok të zeza simpatike e artikuluar e gjatë e hollë do shkonit shum po shum ca do mo ti nga jeta”, vazhdojnë mesazhet.
“Qenke rob Zoti ti moj”, përgjigjet Atdheu.
Ndërkohë Bora e ftuar së fundmi në “Goca dhe gra” tha se është beqare dhe se po angazhohet me punën e me djalin.
“Jam single. Nuk na del koha për vete. Edhe në këtë periudhë çuni është në një moshë delikate, do përkushtim, dhe unë jam e angazhuar për shumë punë. Gjithë ajo kohë e zënë me punë, koha tjetër e mbetur është për Arborin dhe s’ke kohë për gjë tjetër. Nuk më mungon me thënë të drejtën se po të doja e kisha gjetur”, tha Bora.