Big Brother Vip do zgjasë më shumë se 100 ditë? Produksioni ndjek shembullin e Grande Fratello-s

Moderatorja Arbana Osmani jo pak herë thekson në spektaklet live se Big Brother Vip ka thyer çdo parashikim për shikueshmërinë.

Zakonisht, qëndrimi i banorëve në shtëpi zgjat 100 ditë, por duket se këtë edicion, po shqyrtohet mundësia për zgjatjen e tij.

Burime për Prive, kanë konfirmuar se në tryezën e diskutimeve është edhe opsioni për të mos e përfunduar aventurën televizive në 16 janar, por disa javë më vonë.

Në fakt, ashtu si në ide, skenografi, edhe këtë herë, duket se po ndiqet shembulli i “Grande Fratello VIP”, që vitin e kaluar zgjati 3 muaj më shumë sesa ishte parashikuar.