Bieta Sulo shpërthen në lot gjatë emisionit, i ftuari qan nga ana tjetër/ Ja se çfarë ndodhi…

Ditën e djeshme, në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte pjesë e programit aktori i mirënjohur Çun Lajçi. Dy herë i infektuar me covid, ai rrëfeu bêtejën e áshpër me sëmundjen që po e mban peng prej 5 muajsh. Ethe, temperaturë 40 dhe vetëm 50% nivel të oksigjenit, këto ishin disa nga simptomat që kishin shoqëruar aktorin gjatë netëve të gjata, netë përgjatë të cilave siç ai e përshkroi, kishte menduar edhe vdêkjên.

Megjithatë, pengu i tij më i madh është fakti që s’ ka mundur të shkojë prej 5 muajsh tek várri i së bijës. Përmes disa vargjeve ai fajësonte veten dhe përpiqej të gjente ngushëllim. Por ndërsa gjatë rrëfimit lotët dolën nga sytë e tij, ishte e pamundur të mos prekej edhe Bieta.

“Jam mësuar të shkoj së paku 2 herë në javë atje. Sepse kur e várrosa e kisha të vetmin motivacion që të jetë afër Bjeshkëve të cilat qeveria e Ramush Haradinaj ia fali Malit të Zi”, tha mes lotësh aktori.