Një 53-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Tiranë, teksa po punonte bë lartësi.
Policia bën me dije se shtetasi K. D. ka rënë nga lartësia në rrugën “Konferenca e Pezës”.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.02.2023, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi K. D., 53 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel