Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë sërish thirrje qytetarëve shqiptarë që të bashkohen në shesh në 7 korrik kundër qeverisë e cila po i vjedh çdo ditë.
Në një postim në Facebook, Berisha ka publikuar fjalimin e mbajtur prej tij për çështjen e regjistrave të pronave dhe zhdukjes së dokumentacionit, nga ku lëshoi akuza të ashpra ndaj qeveritarëve aktualë.
Postimi i plotë:
Kreu i Kadastrës, kreu i hajdutërisë, Artan Lame së bashku me Edi Ramën dhe qeveritaret e tij zhdukin regjistrat e pronave për ti vjedhur ato.
U bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të ngrihemi me të gjithë fuqitë tona, kundër këtij regjimi, i cili po vjedh çdo ditë pronat e shqiptarëve dhe Shqipërinë! #sb #7korrik.