Në rrëfimim e Beniadës, publiku mori vesh për herë të parë se Beniada ka kaluar një “të fortë” prej vërteti në jetën e saj; tumorin e gjirit.
Ajo që të bën përshtypje është lehtësia me të cilën Beniada e tregoi këtë histori. Me buzën në gaz si gjithmonë ajo tregoi se ka një anë fantastike njerëzore dhe se është e lidhur shumë me familjen e saj.
Beniada tregoi gjithashtu se ka bërë edhe punë shumë të rëndësishme me artistë dhe të famshmëm në Itali, si Belen Rodeiguez. Ajo tregoi edhe që ka qenë pjesë e një filmi Italian të rëndësishëm. E megjithatë Beniada nuk është mburrur kurrë për këtë gjatë gjithë kësaj kohe në Big Brother VIP.
Çfarë të thuash për Beniadën? Është vërtetë një grua “e artë” dhe mrekullueshme. Alegria e saj është ngjitëse. Do e meritonte vendin e parë si fituese e Big Brother VIP.
“Kam dashurinë e njerëzve të mi, të tjerat vijnë avash avash tha Beni duke takuar e përqafuar mamin e saj që e takoi në shtëpinë e Big Brother.