Kjo javë do të jetë në ndikimin e kushteve të qendrueshme atmosferike, duke bërë që moti të jetë i kthjellët, veçanërisht paradite. Parashikohet që vranësira të lehta dhe kalimtare të ketë në të gjithë vendin, por nuk do të jenë problematike. Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri ditën e premte. E premtja dhe fundjava do të sjellin shpeshtim të vranësirave, duke sjellë reshje shiu pothuajse në të gjithë vendin.
Meteorologia Lajda Porja nga MeteoAlb u shpreh se reshjet e shiut në fundjavë do të jenë në sasi të pakta. Për sa i përket vlerave termike,mëngjeset do të jenë të freksët. Në zonat malorë temperaturat minimale do të shënojnë 5 apo 6 gradë, ndërsa vlerat maksimale do të jenë deri në 18 gradë celcius. Për sa i përket ultësirës perëndimore, temperaturat minimalet do të jenë 11 gradë dhe maksimalet jo më shumë se 23 gradë celcius, vlera tipike këto të nëntorit.