Bebi i parë i vitit 2026 në Elbasan, deputeti Adi Qose viziton Spitalin Rajonal

Devrani është bebja e parë që ka ardhur në jetë në Elbasan në ditën e parë të vitit 2026, duke sjellë gëzim dhe emocione për familjen e tij dhe për qytetin.
Deputeti i Elbasanit Adi Qose vizitoi Spitalin Rajonal Elbasan, ku uroi prindërit dhe beben e parë të vitit të ri. Devran është fëmija i tretë i një çifti të ri elbasanas.


Gjatë vizitës, deputeti u informua mbi gjendjen shëndetësore të nënës dhe foshnjës, të cilët ndodhen në gjendje të mirë dhe nën kujdesin profesional të stafit mjekësor të spitalit.
Me këtë rast, Adi Qose i dorëzoi familjes edhe bonusin e bebes, si një mbështetje konkrete për familjet e reja dhe një shenjë vëmendjeje në fillim të vitit 2026.
“Mirë se erdhe në jetë, Devran”, ishte urimi simbolik që shoqëroi këtë moment të veçantë në Spitalin Rajonal Elbasan.