Trekëndëshi famëkeq Beatrix-Donald-Bora vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, teksa Bora dhe Donaldi aludohet se janë kthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit. Ata nuk kanë reaguar akoma për të mohuar apo pohuar këto zëra por provat flasin vetë.
Në një intervistë për “Ora Verore” Beatrixa u pyet se çfarë mendon për ribashkimet e fundit që kanë ndodhur në showbizin shqiptar. Trixa e pyet gazetaren se ribashkimet e kujt, që të ishte më e qartë dhe ajo i përgjigjet për ribashkimin e Borës dhe Donaldit.
Beatrix u përgjigj mjaft e qetë duke thënë se madje i vjen mirë për dyshen. Kjo nuk është hera e parë që Trixa përballet në situata të tilla por mund të themi se kjo ishte ajo më e sikletshme.
Ajo vazhdon të mbajë marrëdhënie të mira me Fifin, ish-konkurenten tjetër, me të cilën janë takuar dhe kanë vendosur të bëjnë një “live” së bashku. Ndër pyetjet e shumta nuk mund të mungoni dhe ato për “Big Brother” ku dikush e ka pyetur Fifin për tatuazhin që ka bërë njësoj me Donaldin. Fifi nuk ka ngurruar të marrë lejen e Beatrixës para se të flasë për personin në fjalë. Por prapë Trixa dukej mjaft e qetë dhe e qeshur teksa pohonte me kokë fjalët e Fifit.
A nuk ka ardhur koha ta lëmë pas krahëve këtë histori?
Përderisa Trixa vetë e ka lënë pas krahëve dhe po vazhdon jetën e saj, ndoshta duhet të bëjmë dhe ne të njëjtën gjë.