Duke filluar nga muaji Janar 2020 sistemi i Ndihmës Ekonomike nga fondi i kushtëzuar dhe fondi i bashkisë ka pësuar një ndryshim.
Ky ndryshim konsiston në rifutjen e këtyre familjeve në sistemin elektronik të aplikimit dhe vlerësimit pas shpalljes së vendimit kryesor nga Drejtoria e Shërbimit Social Shtetëror.
Për këtë arësye kjo ndihmë do të miratohet në Këshillin Bashkiak në muajin pasardhës (ndihma e Janarit u miratua në mbledhjen e muajit Shkurt e në vazhdim), pasi bëhet saktësimi në sistem numrit të tyre dhe fondi përkatës.
Kjo gjë do të shtyjë kryerjen e pagesës për këto familje me rreth 10 ditë nga afati i deritanishëm.
Sqarojmë se familjet që trajtohen nga fondi i kushtëzuar janë familje të varfëra që nuk arrijnë të marrin pikët e nevojshme nga sistemi elektronik dhe nga ky muaj do të marrin edhe kompensimin për energjinë elektrike.
Ndërsa Ndihma Ekonomike e zakonshme nga sistemi elektronik nuk ka asnjë ndryshim, pra do të merret nga familjet përfituese si deri tani edhe në vazhdim.
Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj!
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.