Autoritetet vendore, deputetë të qarkut si edhe qytetarë të Elbasanit kanë përkujtuar sot 110 vjetorin e e ngritjes së flamurit në Elbasan. Qytet i cili i parapriu pavarësisë, dhe shpalli i pari mëmëvetësinë. Me këtë rast në qytet u organizuan veprimtari të ndryshme. Në sheshin qendror të qytetit, në bustin e patriotit Aqif Pashë Elbasani, bashkia organizoi një miting festiv, i cili filloi nën ritmin dhe tingujt e orkestrës frymore të qytetit. Homazhe dhe kurora me lule u vendosën në emër të institucioneve të ndryshme tek busti nismëtarit të ngritjes së flamurit, patriotit Aqif Pashë Elbasani.
Në ceremoni përshëndeti kryetari i bashkisë Gledian Llatja si dhe autoritete të tjera të pushtetit vendor dhe të organizatave të qytetit. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Llatja, pohoi ndër të tjera se “Shpallja e Pavarësisë ishte nder për Elbasanin, por edhe e drejtë legjitime për vendin, që zuri dhe rolin që luajti ky qytet në shpalljen e Pavarësisë Kombëtare. Ndaj dhe sot, pas 110 vjetësh, ne vijojmë të ecim në hapat e patriotëve tanë, duke i treguar mbarë botës se Shqipëria është një nga popujt më të vjetër në Europë, dhe se do të egzistojë në jetë të jetëve”.
Nga ana e tij drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri pohoi se ” sot përkujtojmë 110 vjetorin, hapin e parë të patrioteve tanê të cilët shpallën Elbasanin të pavarur. Kanë kaluar shumë kohë, por sot jemi një shqipêri mê të fortë, mëbtë sigurtë, më europiane, ku shumë shpejt do të jemi dhe ne pjesë e Europës”. Në 25 nëntorin e vitit 2012, ngritja e flamurit kombëtar në Elbasan i papapriu ngritjes së flamurit në Vlorë tre ditë më pas në 28 nëntor 2012, duke shënuar aktin solemn të shpalljes të pavarësisë së vendit nga perandoria otomane.