Tre javë më parë, aktori i famshëm amerikan Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson, lanë spitalin në Australi pasi morën trajtimin e duhur për Covid-19. Më pas çifti i famshëm u vetizolua në shtëpinë e marrë me qira në Queensland. Ndërkohë së fundmi, Rita ka qenë e ftuar në programin “Kelly Clarkson Show”, ku tregoi për bisedat që bëri me bashkëshortin e saj Tom në periudhën që të dy u sëmurën.
Duke qenë se Wilson më herët është përballur edhe me ķancerin e gjirit, ka patur frikë se kësaj radhe nuk mund t’ia dilte. Prandaj ajo ka treguar dy gjëra që kishte kërkuar nga bashkëshorti i saj Tom Hanks nëse do të humbiste jetën e para.
“E para i thashë, dua që ti të jesh i mërzitur shumë gjatë për mua. Së dyti, nuk dua një funeral të zakonshëm, por një festë. Dua që njerëzit të mblidhen, të argëtohen, të tregojnë histori, pra të duket si një festë jo si mort”, rrëfeu Rita e cila tha se në një farë mënyre, sëmundja e ķancerit me të cilën ishte përballur më parë ishte një “bekim” në krahasim me Covid-19, raporton “Daily Mail”.