Dy javë pas ndarjes nga jeta, bashkëshorti Thierry i ba bërë një dedikim të ndjerë Hueyda el Sayied dhe i ka premtuar se do ta dojë dhe do ta mbajë pranë gjithmonë.
“Dhimbja është ende e pamatshme dhe trishtimi shumë i thellë, por Gabrieli dhe unë do të donim t’ju falënderonim për të gjithë shprehjen e ngushëllimeve dhe gjithë dashurinë për Hueydan që vjen nga vendi i saj Tirana, gjithashtu edhe nga e gjithë bota. Faleminderit.
Hueyda u largua si një yll që shkëlqen me kokën lart pas një lufte të ashpër por jo të barabartë. Ajo tregoi guxim absolut dhe forcë ekzemplare duke luftuar gjithmonë dhe duke mos u ankuar asnjëherë. Hueyda ngjalli admirimin e të gjithëve, por më shumë të dy fansave të saj më të mëdhenj, Gabrielit dhe mua, dy dashurive të saj.
Por Hueyda – “dashuria ime e madhe” – ishte më shumë sesa aq dhe ne mund të jemi krenarë për jetën e saj, krijimet e saj, vlerat dhe angazhimet e saj. Hueyda ishte dhe do të jetë gjithmonë artistja që na ka prekur të gjithëve në një kohë apo në një tjetër. Sepse të takoje Hueydën duhej se pari të ishe familjar me ëmbëlsinë e një gruaje të mrekullueshme, sensitive dhe me një sharm të mahnitshëm.
Për mua dhe Gabrielin, Hueyda e kaloi këtë trashëgimi të dashurisë, empatisë dhe mirësisë te ne. Prandaj është gjithë kjo punë, dhe ne do ta vazhdojmë, duke qëndruar të bashkuar, të fortë dhe dinjitoz, siç ajo do të kishte dashur. Familja jonë tashmë është e privuar tashmë nga pjesa më e bukur. Buzëqeshja e saj, mirësia e saj.
Faleminderit nga zemra, Hueyda, për dashurinë e madhe dhe që më ke bërë një njeri më të mirë dhe mbi të gjithë njëmijë herë faleminderit për dhuratën më të çmuar, Gabrielin, djalin tim të cilin do ta gëzoj dhe dua me gjithë zemër, fuqi dhe shpirt.
Hueyda, dashuria ime, ti me siguri do jesh e trishtuar që na humbe, por Gabrieli dhe unë nuk do të ndalojmë kurrë së dashuri dhe gjithmonë do të jesh në zemrën tonë.
Ne të duam, dashuria ime!!! Dhe të urojmë udhëtimin më të bukur në kupolën e qiellit me yje.
Nga Gabriel dhe Thierry”./albeu.com