Në fillim të vitit të kaluar, pak javë pas ndarjes së këngëtares Jondia Maliqi nga aktori, Romeo Veshaj ishte krijuar një trekëndësh njësoj si me binjakun e tij, Donaldin me ish të dashuren, Bora Zemani dhe këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj.
Në trekëndëshin e vitit e krijuar vitin e kaluar, ishte përfshirë edhe këngëtarja, Xheisara Frisku, e cila u bë pjesë e “Big Brother VIP”, shkruan Express.
Xheisara kishte pasur një përplasje me Jonidën, teksa në media u përfol se ajo ishte shkaku i ndarjes së Romeos nga Jonida. Ndërkohë që Romeo asokohe kishte deklaruar se nuk e njihte personalisht atë.
Por, pak ditë më vonë këngëtarja e kishte ftuar publikisht Romeon që të pinin një kafe së bashku dhe të njiheshin dhe pati zëra se mes tyre kishte diçka më shumë si shoqëri.
Se si do të jetë raporti tashmë i Xheisarës me binjakun e Romeos, Donaldin brenda shtëpisë mbetet të shihet ditëve në vazhdim.
Xheisara është këngëtarja e njohur e cila që në moshë të vogël ajo ka marrë pjesë në festivale të ndryshme për fëmijë, ku është vlerësuar me disa çmime.