Babai shqiptar i jep oksigjen të birit, i dhuron një pjesë të mushkërisë

Një histori frymëzuese në këto ditë të këqija. Një baba shqiptar në Itali u vetësakrifikua, duke i dhënë një pjesë të mushkërisë djalit 5 vjeçar për t’i mundësuar atij një jetë normale.

Momente me të vërtetë emocionuese u panë në spital në Bergamo, ku 34 vjeçari i quajtur Anduel me lot në sy përqafoi djalin e tij. Më 17 janar ai iu nënshtruar transplantit të parë të mushkërive nga një dhurues dhe tashmë mund të marrë frymë lirisht pa ndihmën e një aparature.

Djali i tij, doli nga spitali një javë më parë, rreth një muaj pas operacionit në gjendje të mirë shëndetësore. Familja shqiptare ishte transferuar në Itali në vitin 2018, atëherë kur vogëlushi ishte vetëm 1 vjeç.

Një vit pas mbërritjes së tyre në Itali, prindërit e çuan në spitalin Meyer në Firence për një kontroll. Analizat treguan se vogëlushi vuante nga diagnoza e talasemisë apo anemisë mesdhetare, një çrregullim gjaku. Në verën e vitit 2021, kërkohet një transplant i palcës së eshtrave.

Pavarësisht suksesit të transplantit, pikërisht ky dhurim i palcës nga babai, me pasojë “transferimin” e sistemit imunitar të prindit te fëmija, gjeneron të ashtuquajturën sëmundje (GvHD), një ndërlikim serioz i vërejtur tek pacientët.