Atentat me aŗmë në Peqin. Humb jetën një 35-vjeçar, policia nis krehjen e zones.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Gjoçaj të Peqinit ditën e sotme. Një 35-vjeçar, me inicialet A.B është ekzekutuar në rrethana ende të paqarta nga persona të paidentifikuar. Policia bën me dije se është rrethuar zona dhe po vijon “krehja” e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

NJOFTIMI I POLICISË;

Peqin/Informacion paraprak

Më datë 27.12.2021, rreth orës 08.39, në fshatin Gjoçaj Peqin, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vŗarë me armë zjarri, në rrugë, shtetasi A. B., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj, Peqin. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.

Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.

Nje koment

  1. Pingback: 3nonsensical