Ashtu siç u paralajmërua dje, ditën e sotme ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka do të merret në pyetje nga SPAK. Kjo është hera e parë kur ish-ministri do të japë llogari para prokurorëve të SPAK, pas arrestimit në lidhje me abuzimet e zbuluara për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit. Mësohet se Koka do të jetë në SPAK rreth orës 10:00.
Ndaj Kokës rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”.
SPAK akuzon Kokën se ka përfituar ryshfet në vlerën e 3.7 milionë eurove nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij. Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.
Nje koment
Pingback: 2uzbekistan