Arjola në një intervistë në emisionin Shqipëria Live, Top Channel ka konfirmuar që do jetë në emisionin e humorit Portokalli. Ajo ka treguar se do rikthehet fuqishëm edhe në një serial të ri. Arjola brenda shtëpisë së Big Brother ka treguar që ka dëshirë të jetë moderatorja e Portokallisë. Sezoni i “Portokalli”-së rinis në fillim të muajit të ardhshëm, në datë 6 mars.
Ndërkohë, ka patur shumë diskutime në lidhje me prezantimin e shfaqjes, si rrjedhojë e deklaratës së Arjola Demirit që shprehu dëshirën të ishte moderatore e emisionit të humorit.
Nga ana tjetër, edhe Xhemi Shehu ka deklaruar se do të rikthehet në ekranin e “Top Channel”, duke nisur kështu aludime se mund të rikthehet gjithashtu si prezantuese e “Portokalli”.
Rrjedhimisht, ka mbetur i paqartë pozicioni i Fjoralba Ponarit në format, deri në publikimin e promos të sezonit të ri.
Tashmë, vetë aktorët kanë zbuluar përmes postimeve në rrjetet e tyre sociale se Fjoralba Ponari do të jetë përkrah Salsanos në drejtim.