Ardit Gjebrea infektohet me Covid-19, cfarë do ndodhë me ‘E Diela Shqiptare këtë javë?

Ardit Gjebrea ka njoftuar të gjithë ndjekësit e tij se është infektuar me Covid-19. Moderatori i njohur ka bërë një postim në rrjete sociale, ku ka treguar edhe simptomat e tij, por sigurisht edhe si do të vijojë “E diela shqiptare” teksa ai qëndron i izoluar në shtëpi.

“Dita e dytë-pozitiv! Nuk po obobo-hem, sepse me temperaturë jo shumë të lartë jam. E ç’mund të bëjë njeriu i mbyllur në shtëpi? Mendon gjithmonë për punën dhe në fakt, me gjithë vështirësitë që na përballi koha a zhvilloi instiktin e gjetjes së alternativës që në këtë rast do të thotë: E Diela Shqiptare do të zhvillohet të dielën sigurisht bashkë, por nga shtëpia,” ka shkruajtur Arditi.