Opinionisti Arbër Hajdari tha se Bora Zemani ka rriskuar shumë, kur pranoi takimin me Donaldin gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP. Ishte një lëvizje që donte guxim. Në puntatën e fundit të post Big Brother VIP ai tha se i është dukur e çuditshme lidhja e re e krijuar mes Donaldit dhe Beatriksës. Nuk e kuptonte si lidhje dashurie.
“Sipas meje, Bora ka riskuar shumë duke marrë pjesë në program, aq më shumë duke dhënë puthjen. Nuk shoh arsye që Donaldi të tërhiqej, të paktën sa të mbaronte ky program”, u shpreh Arbri.
“Më është dukur e çuditshme edhe lidhja e re, edhe për mënyrën si u krijua, edhe hyrja e e Triksës në finale se sjellja e Donaldit ishte e ftohtë, kurse Triksa më është dukur e sinqertë”, shtoi analisti.
Jo vetëm analistit i është dukur e çuditshme lidhja e re e krijuar mes Donaldit dhe Beatriksës. Kujtojmë se marrëdhënia mes Borës dhe aktorit të humorit është një ndër më të komentuarat në BBV.
Më pas u përfshi në një lidhje dashurie me Beatriks Ramosajn, me të cilën u nda pas vetëm 24 orësh nga dalja e tij. Historia ende nuk dihet plotësisht në detaje. Presim.