Arbana Osmani hap zarfin dhe zbulon zyrtarisht kur fillon “Big Brother Vip”

Nëse jeni mes atyre që mezi keni pritur të merrni vesh datën e fillimit të ‘Big Brother Vip’, nga sot do flini rehat sepse Arbana e dha lajmin. Nga 5 tetori nis reality show që po përflitet më shumë se çdo gjë tjetër prej muajsh. Me një foto të marrë nag faqja zyrtare e ‘Big Brother Vip’, Arbana na bëri me dije datën dhe kështu shpëtoi nga pyetja më e shpeshtë që ka pasur së fundmi.

Tani publiku do flejë rehat, por edhe Arbana gjithashtu.

Nesër pritet të zbulohen disa surpriza nga Lori Hoxha dhe Ledion Liço, të paktën kështu u zbulua./revistawho.com