Puntata aq shumë e komentuar e “Big Brother Vip Albania” e datës 10 janar 2023 është fshirë nga kanali zyrtar në Youtube.
Ndodhitë e asaj puntate po diskutohen akoma edhe sot, ndërsa produksioni i “BBV” e ka parë të arsyeshme ta zhduk fare. Epo një lëvizje aspak e zgjuar, pasi çfarë ishte për t’u parë u pa dhe për t’u dëgjuar u dëgjua dhe askush nuk mund ta fshijë memorien e publikut.
Luiz Ejlli u dërgua gjatë transmetimit “live” në spital për të kryer ekzaminimet e nevojshme mbi sëmundjen që ai rrëfeu se kishte disa ditë më parë.
“Big Brother Vip” mbrëmjen e 10 janarit bëri diçka që shumë do e ëndërronin. Nxorri rezultatet e analizave të një sëmundje të rrallë për më pak se dy orë.
Luiz Ejlli u kthye në shtëpi si “gënjeshtar” me banorët të cilët i dolën krejt kundër dhe produksioni i “BBV” si gjithmonë ia doli me të tijën.
Kujtojmë se personazhet firmosin një kontratë që përfshin një penalitet shumë të lartë nëse “njollosin” emisionin dhe televizionin.
Për pak, Luizi desh nxorri zbuluar produksionin se në fakt i kishte fshehur diçka tepër serioze, që duhet të ishte konstatuar nga testet dhe ekzaminimet e tyre që në fillimet e spektaklit.
Mirëpo, pas disa bisedash në dhomën e rrëfimit, historia e Luizit ndryshoi rrugës, ndërsa përgjigjet e ekzaminimeve të tij dolën brenda një afati kohor prej dy orësh, gjë aspak e llogjikshme dhe e besueshme për një publik të tërë! Që pas këtij momenti rrjeti ka shpërthyer me një publik që anon nga ana e Luizit.