Elbasani është shkatërruar me rezultatin e thellë 7 me 0 nga Apolonia në Fier, në njē ndeshje që nuk pat histori. Vendasin shënuan shtatë gola në 45 minutat e para dhe më pas u treguan të mëshirshëm.
Edhe pse Elbasani shkonte në këtë sfidë me pretendimin të dilte me të paktën një pikë, janë turpëruar keq.
Me këtë humbje, elbasanasit vijojnë të qëndrojnë të fundit në kuotën e shtatë pikëve dhe vënë seriozisht në rrezik mbijetesën.
Ndeshjen e ardhshme verdheblutë do të luajnë me Besën e Kavajës në shtëpi. /V.Mema