Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore të Bashkisë së Prenjasit fitoi çmimin e parë në Festivalin Internacional të Folklorit dhe Paqes që u zhvillua në Agropoli, në Itali këtë fillim jave.
E famshmja Vallja e Rrajcës ishte pjesa më fantastike e këtij aktiviteti kulturor që mori edhe vëmendjen e mediave fqinje.
Grupi i valltareve që përfaqësuan denjësisht Shqipërinë u paraqit me disa valle, por kryesorja që tërhoqi vëmendjen e jurisë ishte vallja e Rrajcës.
Kostumet plot ngjyra të Rrajcës po ashtu krijuan një imazh fantastik të valltarëve tanë në skenë.