Wednesday , November 30 2022

Flori Mumajesi bën veprimin e papritur pas vendimit drastik për karrierën e tij

Pas mesazheve të shumta që ka marrë nga fansat e tij, Flori Mumajesi ka bërë me dije se këngët e fshira janë sërish në Youtube. Vendimi për t’i rikthyer këngët një ditë pasi kantautori shprehej se njerëzit i kanë harruar këngët e tij më të mira dhe se ishte prekur shumë për këtë.

Sa lexoja “i pavdekshëm”, “muzika jote e pavdekshme”, në fakt ka vdekur por se keni ngushëlluar. Sa merrja gëzim, ndjehesha dhe gri duke i dëshmuar vetes që “duhet ta shtysh vetë se ata s’kanë detyrim ta dëgjojnë këngën tënde përditë.” Nëse këngët më të mira nuk vihen re, unë çfarë detyrimi kam.”, tha ai.

Megjithatë, pas mesazheve të shumta që ka marrë, artisti ka zbuluar se tashmë janë rikthyer në platformë. Në një video në Instastory, ai tha: “Nga ky moment kënga “Me sy mbyllur”, “Me fjalë të vogla”, “Flas”, nga ky moment janë online. Falë jush ndihem se kam një familje të madhe”.

Advertisement