Rikthehet normaliteti ne bashkitë Librazhd e Prrenjas pas emergjencave të krijuara nga moti i keq.

Situata problematike e krijuar nga moti me reshje të dendura dëbora në fshatrat e bashkive Librazhd e Prrenjas në Rrethin e Librazhdit është zbutur së tepërmi mesditën e të Dielës.Pothuajse të gjitha rrugët rurale që u bllokuan nga dëbora trashësia e të cilës në disa fshatra shkoi mbi 40 cm janë hapur dhe energjia elektrike është rikthyer pas orës 02:00 të kësaj fundjave.

Nën Prefekti i Rrethit të Librazhdit e cilëson situatën e krijuar së fundi nga moti i keq nga më të vështirat gjatë këtij Dimri.Por pavarësisht probleve të shumta të krijuara pothuajse në të gjithë territorin e bashkive të Rrethit të Librazhdit , situata e emergjencës së krijuar u menaxhua dhe u pérballua me sukses.

Në të gjitha segmentet e bllokuara rrugore u punua me forca e mhete të shumta për hapjen e rrugëve dhe kriposjen e tyre për té rikthyer normalitetin dhe për të rritur shkallën e sigurisë në qarkullimin e automjeteve .Edhe në qytetet Librazhd dhe Prrenjas ku ra dëborë u morën masa për të evituar problematikat.

Një volum pune i jashtëzakonshëm u krye për riparimin e rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike dhe shtyllave të dëmtuara të rrjetit të tensionit të mesëm pasi moti i keq ishte pengesë për punonjësit e OSHEE të cilët punuan pandërprerje edhe gjatë gjithë natës së fundit.

Aktualisht energjia éshtë rikthyer në të gjithë territorin .Fatmirësisht edhe pse për rreth 24 orë në Rrethin e Librazhdit ishte një situatë emergjente nga më të vështirat , pasojat e saj u eliminuan në kohë rekord.

Ndërkaq edhe në fshatrat malorë të bashkive Elbasan e Gramsh rrugët janë pothuajse të hapura dhe energjia elektrike mungon në shumë pak lagje .