Andi reagon pas publikimit të fotove të “nuses” me të dashurin e fshehtë. Ja cfarë thotë

Ditën e sotme të gjitha akzat e Shqipes kundrejt Teas u vërtetuan nëpërmjet fotove intiime që qarkulluan në rrjet. Në këto foto, Tea shfaqet duke puthur Beartin, ish konkurrent të “Për’puthen”, ndërkohë që nga programi doli “çift” me Andin. Teksa i gjithë publiku ishte kurioz sesi po shkonte marrëdhënia e saj me Andin, Tea paska qenë duke shijuar marrëdhënien paralele me Beartin.

Vetë Andi ka reaguar nëpërmjet një videoje në Instagram, ku është shprehur se është i “shokuar” nga kjo situatë dhe se i kërkon ndjesë publikut për këtë situatë, pasi ai nuk ishte në dijeni të asnjë gjëje. Gjithashtu Andi i premtoi fansave që së shpejti do të tregojë si qëndron e vërteta, pasi të jetë sqaruar me Tean.