Parashutat që ish konkurrenti i “Big Brother”, Anaid Kaloti ngriti pak ditë më parë në “Big Brother” për Donald Veshaj, trazoi ujërat mes çiftit Donald-Trixa, pasi rastisën me ditëlindjen e Bora Zemanit 9 Janar.
Në prime show-n e kaluar, Arbana tha se personat qe ngritën parashutat nuk kanë marrë leje dhe se do mbajnë përgjegjësi.
Pas kësaj, i ftuar në emision Expuls RTV Ora nga Ronaldo Sharka, Anaidi tha se për këtë gjë më shumë ka ndikuar vetë universi, pasi ai nuk beson në ketë marrëdhënie.
Thumbat e Anaid Kalotit nuk munguan as për moderatoren Arbana Osmani.
“Arbana nuk është drejtoreshë e Top Channel, as presidente e as juriste. Nëse do na komunikoje diçka do na vinte nga juristja e Top-it”, u shpreh Anaid Kaloti, duke shtuar me ironi, se Arbana ka qejf të futet në shtëpi të haj ndonjë drekë me banorët.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.