“Aman merre për grua”, këngëtari shqiptar tregon historinë me fansen e çmendur dhe kërkesën e babait të saj.

Këngëtari i njohur Devis Xherahu ishte i ftuar së fundmi në “Why not”, ku gjatë emisionit tregoi një histori me një vajzë që kishte njohur në Las Vegas gjatë një koncerti. Devisi tregoi se vajza në fjalë ishte fansja e tij e zjarrtë dhe se i ati i saj i kishte treguar sesi vajza e kishte mbushur murin me fotot e tij.

“Një herë kam qenë në Las Vegas. Në 2007 shkova në një turne Amerikë-Kanada. Qyteti i parë ishte Las Vegas, siç po këndoja pashë dy motra që ngjisnin shumë. Njëra vetëm qante, e thashë si ka mundësi. Një moment, siç po flisja me orkestrën ajo vjen e më përqafon, u var e gjitha e po qante.

I thashë faleminderit, u ndjeva mirë. Zbres poshtë dhe më thotë i ati, është fansja jote më e zjarrtë, më tregoi disa foto, i gjithë muri i shtëpisë me fotot e mia. Ishte greke e lindur në Amerikë. I ati më tha aman merre se kjo vetëm për ty flet”, – tregoi Devisi.