Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të dashura të ekranit. Ajo është treguar shumë hermetike sa i përket jetës personale, por së fundmi, ajo ka thyer “rregullin”.
Alketa ka ndarë si rrallëherë një foto me djalin e saj gjatë puntatës së fundit të programit “Në kurthin e Piter Pan.” Me anë një të fotoje në Instastory, teksa është kujdesur që të mos zbulojë fytyrën e tij, moderatorja thotë se shoku i ngushtë e ka vizituar në studio.
“Djali im erdhi të më vizitojë. Kampioni im, shoku im më i mirë, burri më i mirë në jetën time, bosi im, inspirimi im, paqja ime, lumturia ime, ana ime më e mirë. Ai që nuk më zhgënjen kurrë. Ai që kujdeset më shumë. Shpirti më i butë me një zemër luani. Të dua,”, shkroi ajo.