Reagimet e personazheve të famshëm nëpër botë në lidhje me Pandeminë kanë qenë nga më të shumëllojshmet. Por për tu theksuar janë ata që nuk e besojnë fare këtë pandemi. “Nuk ka asnjë pandemi. Sëmundjet e vërteta mushkërive po ia shkaktojnë maskat që Zingaretti na detyron të përdorim. Mbajtja e maskës gjithashtu shkakton çorientim mendor.
Pas disa sekondash që një person e vesh, truri kalon në konfuzion”, kështu deklaroi aktorja e njohur, Eleonora Brigliadori. Kohët e fundit ajo ka demonstruar në Romë së bashku me organizatat ‘pa maskë’, duke kundërshtuar vendimin e kreut të Bashkisë së Lazios, Nicola Zingaretti, i cili imponon detyrimin e përdorimit të maskës edhe jashtë.
Sipas aktores milaneze “qeveritë paguhen për të paralajmëruar popullatën me qëllim shitjen e një vaksine për të kontrolluar të gjithë qytetarët”.