Jim Belushi për asnjë çast nuk nguron të tregojë se origjina e tij është shqiptare. Këtë e ka treguar dhe së fundmi me emrin e lokalit që ai e ka hapur në fermën e tij. Aktori ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Facebook para lokalit dhe sipër shihet tabela ku është vendosur emri i lokalit ‘Engjëll Caffe’.
Të shumta kanë qenë komentet që aktori ka marrë në foto nga shqiptarët të cilët e kanë përgëzuar për këtë gjest. Kujtojmë që aktori është larguar nga kinemotografia për t’ju përkushtuar fermës ku kultivon márijuanë e cila ndodhet në Oregon të Shteteve të Bashkuara.