Aktori i dashur për publikun shqiptar Visjan Ukcenaj ka vendosur që të ‘maskohet’ si grua për të nxjerrë shëtitje jashtë shtëpisë djalin e tij. Me anë të një postimi në ‘Instagram’ ku shfaqet me djalin e tij, aktori me humor shkruan se është maskuar si nënë për të dalë për shëtitje.
“Sot u maskova si nënë dhe dola. Divini ka dalë për pak vitamin D…Ndërkohë po kërkon dhe kokërdhoket e syve të babit për t’i zmontuar nga vendi” shkruan Visjani. Visjan Ukcenaj dhe Jona Xhelilaj janë një ndër çiftet më simpatikë, të cilët kanë bashkë plot 10 vite dhe janë prindër të një djali.
Kujtojmë se kryeministri Rama lajmëroi ditën e djeshme se këtë të dielë nënat dhe fëmilët deri në moshën 10 vjeç mund të dilnin deri në orën 11.