Akt i pashembullt solidariteti. Janë mbledhur paratë për të dërguar jashtë vendit Klevis Gjelucin, 20-vjeçarin nga Shkodra, i cili ndodhet në koma pas një aksidenti automobilistik që ka pësuar.
Miqtë e tij ndërmorrën iniciativën për të mbledhur fonde, e nga 600 mijë euro që i duheshin gjithsej, janë mbledhur gjysma, mjaftueshëm për ta dërguar në Itali që të nisë njëherë mjekimin dhe më pas operacionin.
I riu do të shtrohet në spitalin “Gemelli” të Romës, një nga më të mirët jo vetëm në Itali për t’ju nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale me qëllim përmirësimin e gjendjes së tij shëndetësore. Sot, ai do të niset drejt Romës, ndërsa udhëtimi do të kryehet me një ambulancë speciale të vënë në dispozicion nga spitali.