Policia ka aŗrestuar mbrëmjen e djeshme ekonomistin e një qendre shëndetësore në Elbasan. Sipas informacioneve nga policia, bëhet fjalë për shtetasin E S, i cili dyshohet se ka vjedhur 30 milionë lekë. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se bëhet fjalë për qendrën shëndetësore numër 3 të qytetit.
I dyshuari ishte punonjës në qendrën shëndetësore numër 3 të qytetit, përmes një skeme të falsifikimit të listë-prezencës së punonjësve në qendrën shëndetësore ku ai punonte, ka arritur të përfitojë shumën prej 30 milionë lekë. Aŗrestimi i tij u bë pas hetimeve disa mujore të seksionit të kŗimit ekonomik pranë drejtorisë së policisë Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë e rrethit gjyqësor Elbasan.
Ndaj tij tashmë rëndon akuza e ᴠjedhjes duke shpërdoruar detyrën, ndërsa vijon hetimi për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të tij. /Gazeta SHQIP