Një operacion i madh i Policisë është duke u zhvilluar në disa qytete të vendit. Mësohet se Prokuroria Speciale ka urdhëruar arrestimin e 32 personave, si të dyshuar të përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale.
Newsbomb.al mëson se ka të arrestuar në qytetin e Tiranës, në lagjen “5 Maji”, të paktën 10 persona janë arrestuar në qarkun e Elbasanit. Siç shihet nga pamjet, operacioni atje është zhvilluar në orët e para të mëngjesit dhe prezenca e Policisë ka qenë e lartë.
Deri tani nuk ka informacion për ndonjë ngjarje konkrete, por ka dyshime se arrestimet lidhen me prangosjen e një personi të fuqishëm të botës së krimit, i cili është “zbërthyer” para prokurorëve të SPAK.
Mes personave të ndaluar me urdhër të Prokurorisë Speciale janë dhe disa oficerë të Policisë së Shtetit. Ata dyshohet se u kanë dhënë informacion grupeve kriminale për goditjen e kundërshtarëve.