Aksidenti me 1 të vdekur në Kuçovë, identifikohen dhe kapen 2 autorët minorenë
Policia e Kuçovës ka ndaluar dy minorenë që akuzohen se kanë aksidentuar dy të moshuarat një natë më parë.
Nga ky aksident ndërroi jetë File Ahmeti 74 vjeçe dhe mbeti e plagosur Leme Mara 72 vjeçe.
Pas aksidentit, ata u zhdukën nga vendngjarja.
Sot policia arriti t’i identifikojë dhe kapi ata.