Aksident në Elbasan, motori përplas biçikletën, një i lënduar

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se motori është përplasur me një biçikletë, në hyrje të qytetit. Për pasojë ka mbetur i lënduar një person, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.