Një aksident është regjistruar në autostradën Tiranë-Elbasan në rrethrrotullimin e TEG. ‘Priza.al’ ka arritur të sigurojë pamje nga vendi i ngjarjes. Nga informacionet paraprake mësohet se një person është përplasur nga një makinë. Nuk dihet mosha, identiteti apo nëse dhe këmbësori ka dëmtime të rënda.
Gjithashtu nga pamjet vihet re trafiku i krijuar nga aksidenti. Policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet të zbulojë se cfarë ka ndodhur. Ende nuk ka një reagim nga policia rrugore për këtë ngjarje.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.