Aksident i rëndë në vend, raportohet për 6 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në aksin Burrel-Klos, ku sipas informacioneve paraprake raportohet se janë plagosur 6 persona.

Policia bën me dije se të lënduarit janë transpoortuar në spital për të marr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Raportohet se gjendja e tyre shfaqet e qëndrueshme jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 “Në aksin rrugor Burrel-Klos, shtetasi D.T., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin L.K. dhe si pasojë janë lënduar lehtë drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.