Një grua e moshuar, e moshës 70 vjeçe, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10 të ditës së sotme, në aksin rrugor “Qukës – Prrenjas”, ku automjeti që drejtohej nga shtetasi P.K., 62-vjeç, përplasi të moshuaren, shtetasin F.M.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.
“Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin P. K., 62 vjeç, ka aksidentuar shtetasen F. M., rreth 70 vjeçe, këmbësore, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Shtetasi P. K. u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit“, njofton policia.
/tvklan.al