Ajo theksoi se “i dhemb tradhtia”, por nuk do prishte lidhjen apo familjen nëse burri do bënte seks një natë me një femër, duke shtuar se “nuk do hajë vetëm fasule”.
Këngëtarja tha se “e ka hallall nëse del ndonjëherë nga shinat”.
“Po jam tradhtuar, oho. Ka shumë loje tradhtish, nuk më vret të them të drejtën, se kam atë problem. S’jam si femrat e tjera që bën histerike dhe xheloze të mëdhaja. Më dhemb, kur s’ka xhelozi, s’ka dashuri. Por nuk prish një lidhje ose familjen nëse burri im apo i dashuri ka dalë një natë me një femër. Punë e madhe, ka shkuar një natë, pastaj ka ardhur tek unë. U mashtrua, natë për natë fasule nuk hahen, përderisa më respekton e vlerëson, jam primare për atë, nëse del ndonjëherë shinave, hallall e ka”, u shpreh Big Mama.